Ndalohen dy doganierë për kamionin me 2.5 ton drogë

schedule12:10 - 6 Dhjetor, 2017

schedule 12:10 - 6 Dhjetor, 2017

Janë ndaluar paraditen e sotme edhe 4 persona të tjerë në vijim të operacionit të Prokurorisë për Krime të Rënda, dy prej të cilëve punonjës policie në Pikën e kalimit kufitar, Durrës, një doganier në Doganën e Portit, Durrës, si edhe një agjent doganor.

Nga hetimi i Prokurorisë për Krime të Rënda është evidentuar se, për kalimin e kamionit të ngarkuar me 2.5 ton lëndë narkotike, janë krijuar kushtet nga zyrtarë publikë, të cilët kanë mundësuar kalimin lirisht të kamionit nga porti i Durrësit deri në portin Ankona në Itali.

Për këtë arsye, nga ana e Prokurorisë për Krime, të Rënda është urdhëruar gjithashtu ndalimi i efektivëve të Drejtorisë së Policisë së Kufirit dhe Emigracionit, Durrës, Gëzim Dervishi dhe Agron Kapllani , si edhe për doganierin Altin Katundi, e agjentin doganor Mikail Hila.

Urdhërat e ndalimit janë ekzekutuar nga ana e Policisë së Shtetit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!