“Ndal ose jashtë”, Basha apel mbështetësve të Berishës: Thirrini mendjes

schedule15:52 - 20 Janar, 2022

schedule 15:52 - 20 Janar, 2022

Lulzim Basha sot ishte i prerë me të gjithë mbështetësit e Sali Berishës. Ai tha se për ata që duan të përçajnë PD-në ka vetëm një rrugë, ose të ndalen ose do të nxirren jashtë, duke nënkuptuar qartë, përjashtimin sikur e bëri pak ditë më parë duke filluar nga Sali Berisha dhe pjesa tjetër.

Ata që duan ta përçajnë PD-në e bëjnë për hesap të Edi Ramës, atyre u themi ndal ose jashtë. Një grusht njerëzish janë këta, që i kanë bërë llogaritë gjithmonë për xhepat e tyre.

Ndërsa një pjesë tjetër, që përhumbet pas imazheve të së kaluarës dhe ndalet përpara njerëzve sikur me qenë ikona, dhe me gabime shumë të mëdha, që mund të kushtonin edhe jetë demokratësh me një gjuhë urrejtje. Ata e kanë kaluar vijën e kuqe, që është dhuna, që kur kalohet ka dy rrugë; ose e lëmë të na shkatërrojë ose të marrë vendimet sikur i mori PD-ja.

Shumica tjetër e diferencuar, edhe në 8 janar, edhe në oborr ishin diferencuar, ata kanë akoma mundësi t’i thërrasin mendjes dhe arsyes. Na lë të vazhdojmë përpara. Kulti i individit e ka marrë Shqipërinë goxha në qafë.

Lexo edhe: “Bashës s’i dridhet qerpiku”, kryetari i PD-së nga Kurbini: Ne nuk na rrëzojnë dot

Dy kushte duhet të përmbushim për të përmbysur këtë tirani, e para të qëndrojmë të bashkuar dhe të mos ta humbasim busullën tonë, të PD-së, partisë perëndimore, pro amerikane dhe europiane. Këtë nuk e përcaktojnë fjalët, por veprat tona kanë folur qartë”.

Për zgjedhje të lira, Basha kërkoi që më parë reformat e thella. “Duhet një reformë e thellë e sistemit zgjedhor dhe reforme administrative dhe vettingut të politikanëve që të tregojnë xhepat. Duke filluar nga unë i pari. Jo thonë tre të tjerët (I referohet Edi Ramës, Sali Berishës dhe Ilir Metës). Pse gjyqtarët, policët dhe noterët po, nesër do të thonë edhe blegtorët edhe peshkatarët, vetëm politikanët nuk duan vetting, se kanë shumë për të fshehur”.

Nismën  e kryeministrit Edi Rama për këshillim kombëtar e komentoi kështu. “Ajo që më parë thuhej se “ç’thotë partia bën populli, ç’do populli bën partia”, sot quhet konsultim kombëtar. Është i njëjti mentalitet.

Pasi e ka vjedhur dhe zbrazur si askush Shqipërinë dhe pasi ka ngritur në fron llumin e shoqërisë, tani Edi Rama na çon formularë, ndërkohë që policia i tërheq zvarrë gratë 80-vjeçare. Pyet për legalizimin e kanabisit. Por e ka marrë vesh e gjithë bota, që në Shqipëri zgjedhjet shkatërrohen për shkak të marrëdhënies së Ramës me baronët e krimit. Duhet t’i japim një grusht të fortë” tha ai./ Abcnews.al