Napoli i ri në duart e një shqiptari, De Laurentiis mendon revolucionin

schedule18:19 - 31 Mars, 2021

schedule 18:19 - 31 Mars, 2021

Napoli i ri mund të nisë nga Igli Tare. Vlonjati, i cili më parë ka refuzuar rolin e drejtorit sportiv te Milani, po monitorohet nga klubi italian, që po mendon që të largohet drejtorin aktual, Cristiano Giuntoli.

“Radio Kiss Kiss Napoli” raporton se presidenti Aurelio De Laurentiis po mendon të bëjë një revolucion në ekipin e tij dhe veç Giuntolit drejt largimit është edhe trajneri Gennaro Gattuso.

 

Lista e atyre që mund ta zëvendësojnë është e gjatë, duke nisur me Vincenzo Italiano, Ivan Juric, Max Allegri, Luciano Spalletti dhe Simone Inzaghi. Ky i fundit shikohet si favorit, pasi edhe me Lazion ende nuk ka rinovuar. /abcnews.al