“Na janë shtuar zjarrfikësit dhe doktorët”, Xhaferi tregon hallin e madh

schedule23:37 - 11 Janar, 2021

schedule 23:37 - 11 Janar, 2021

Alban Xhaferi, sponsori i Vllaznisë, i ftuar në emisionin “Pressing”ABC e pranoi se vendi i parë është mbi pritshmëritë e tyre, por thekson se kuqeblutë nuk i tremben asnjë rivali. Ai flet edhe për shumë tema të tjera në diskutimet e bëra edhe me të ftuarit e tjerë në emisionin e drejtuar nga Gerti Ccarccani dhe Fioralba Dizdari.

“Kjo është e bukura futbollit. Jemi përtej pritshmërive të fillimit. Kjo ka ardhur nga puna e stafit dhe lojtare. Po e gëzojmë momentin dhe shpresojmë të kemi vazhdimësi në këtë projekt.  Distanca prej 9 pikësh na jep kënaqësi. Ne nuk kemi presion, do luftojmë për të ruajtur atë diferencë dhe pse jo të thellojmë. Nuk kemi frikë asnjë skuadër. E kemi thënë se luajmë si të barabartë me të gjithë”.

“U krijua grupi, Thomas ka meritë të veçantë. Nuk duhen harruar edhe Plori e Osja, të cilët kanë qenë aty. Ai nuk ka eksperiencë dhe ata po e ndihmojnë të përshtaten. Nuk kemi gjeneralë, por ushtarë. Kështu po ndodh në fushë. Është një Vllaznia që luan bukur, nuk po kënaqemi vetëm nga fitoret.  Ekipi luan në sulm dhe po punohet mirë”.

“Titulli? Nuk ka dyshim që jemi bindur, pasi i kemi kaluar të gjitha skuadrat pretendente. Dimë si të lozim, tani nuk jemi surprizë, Është herë të flasim për titull, por shanset janë të mëdha, Duhet të ecim gradualisht. Kemi vendos si objektiv minimal kupat e Europës. Çdo gjë mbi këtë është bonus. Vllaznia e meriton vendin e parë dhe do futemi në çdo ndeshje të fitojmë”.

“Voltana është tifoze e veçantë. Ka vuajtur më parë me rezultatet . Sa i takon anës financiare, të gjithë janë llogaritur në buxhet. Unë vij nga biznesi dhe e di mirë çfarë është një plan biznesi. Financat janë të sigurta. Normal janë ato procedurat te Bashkia. Shumicën e ndeshjeve kanë pasur premio dhe do vazhdojmë deri në fund, që të jenë komod në aspektin financiar. I kemi kaluar pritshmëritë edhe te financat. Nuk i kishim parashikuar gjithë këto fitore”.

“Marrëveshja me bashkinë nuk është vetëm financiare, por edhe në aspektet e tjera. Ndaj edhe është krijuar kjo frymë dhe ky ekip. Dua të ndalem te ai tifozi, zjarrfikësi, ai nuk është zjarrfikës. Me të vijnë 10 zjarrfikës. Me ambulancën vijnë 10 doktorë dhe u thashë nga dolën gjithë këta. Kemi rënë në hall me këtë pjesë, pasi shumë tifozë duan të jenë në stadium”. /abcnews.al