Fitoi një duel shqiptarësh dhe arriti një kulm. Ishte i veçantë ky derbi Beshiktash-Trabzonspor për Ernest Muçin, që sapo ka vendosur rekordin e golave në një sezon të karrierës së tij.
Me rrjetën në stadiumin e Stambollit, në ndeshjen e Superligës së Turqisë, ylli ofensiv kuqezi realizoi rrjetën e 14-të të këtij edicioni.
Kjo, në minutën e 62-të, duke përfunduar siç duhet një kundërsulm për fitoren 2-1, dhe në fushë qëndroi gjithsej 77 minuta.
Rekordin e mëparshëm e kishte me 13 gola në sezonin 2023-2024 kur luante për Legian e Varshavës në Poloni dhe pikërisht Beshiktashin në Turqi.
Kjo ishte arsyeja që nuk festoi pasi shënoi.
Jo vetëm kaq, por shqiptari ka përmirësim në total për statistikave pasi ka 8 asiste këtë edicion në çdo konkurrim, duke thyer sërish rekordin personal që ishte 7 asiste në 2022-2023 me Legian në Poloni.
Kur duhet edhe një javë deri në përfundim të kampionatit, Trabzonspor është I përcaktuar në vendin e tretë, për të marrë pjesë në Ligën e Europës vitin tjetër.
Muçi, siç thamë pati një duel shqiptarësh, pasi për Beshiktashin luajti titullar dhe deri në fund Kristian Asllani.
Mesfushori i kombëtares ishte aktiv, edhe pse jo gjithmonë i saktë, e nuk pritet të vazhdojë me ekipin nga Stambolli sezonin e ardhshëm.



