Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria humbet Muçin/ Ylli i momentit i kombëtares mbetet në tribunë i lënduar

schedule13:22 - 15 Nëntor, 2026

schedule 13:22 - 15 Nëntor, 2026

Më të mirin nuk do ta kemi.

U përfol që një ditë më parë se Ernest Muçi rrezikonte ndeshjen e sotme të Ligës së Kombeve ndaj Bjellorusisë, dhe alarmi nuk doli pa bazë.

Edhe pse trajneri Maran, në konferencën për shtyp, deklaroi se do të priste deri në fund për futbollistin, vendimi erdhi I rëndë.



Muçi nuk do të jetë sot as në fushë dhe as në stol në përballjen e fundit në këtë konkurrim, që do të vendosë edhe fatin e Shqipërisë.

Dëmtimi I pësuar në 67’ në ndeshjen kundër Finlandës ishte aq serioz sa ta pengonte, dhe lojtari ofensiv do të detyrohet të jetë në tribunë në stadiumin e Budapestit ku do të luhet kjo sfidë.

Kjo, edhe pse për momentin tekniku italian e la në fushë yllin e Trabzonsporit duke e zëvendësuar vetëm 15 minuta më vonë.

Të mos harrojmë se futbollisti me numrin 10 shënoi golin e parë kundër finlandezëve në “Arenën Air Albania”, duke I hapur rrugën një fitoreje tepër të rëndësishme 2-0, që jo vetëm I mbajti kuqezinjtë në vend të parë në grup, dhe jo vetëm e eliminoi Finlandën, por edhe I dha mundësi që këtë të diel të luhet vetëm për një pikë.

Nuk dihet sesa serioz është dëmtimi I Muçit, pra sa do të pengohet ai për të luajtur në sezonin në Turqi me Trabzonsporin, por sa për kombëtaren ky vit tashmë u mbyll, dhe shpresohet të jetë shëndoshë e mirë në duelet eliminatore të Kampionatit Europian marsin e ardhshëm.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!