Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Muçi gati për fundjavën/ Futbollisti i Shqipërisë ka nisur stërvitjen normale në Turqi

schedule12:48 - 19 Nëntor, 2026

schedule 12:48 - 19 Nëntor, 2026

Momenti ishte delikat, por për fat pa pasoja afatgjata.

Ernest Muçi nuk ka shumë ditë që e mori këtë goditje dhe u detyrua më pas të ndalonte disa ditë, e duket se lajmet janë të mira.

Nga Turqia njoftojnë se futbollisti I Shqipërisë ka lënë pas gjithçka dhe se pritet të jetë gati për ndeshjen e kësaj të diele në Superligë.



Trabzonspori pret Ejupsporin në orën 17:00 dhe e përditshmja “Foto Maç” informon se Muçi është kthyer në stërvitje bashkë me shokët e skuadrës.

Atmosfera në klubin turk është shumë pozitive sepse ka përparim në riaftësimin e 8 lojtarëve të lënduar që rrrezikonin të mos luanin këtë fundjavë.

Lojtari ofensiv kuqezi u kursye për ndeshjen e radhës të Shqipërisë, atë në fushën e Bjellorusisë, dhe nuk u stërvit me kombëtaren, gjë që shkaktoi frikë edhe në Trabzon.

Muçi është një nga lojtarët kryesorë të skuadrës turke, dhe siç raporton sërish “Foto Maç”, ka kontribut në 10 gola të të vetëve, përfshi 3 të shënuar vetë, dhe 7 asiste.

Po ashtu, aksionet e tij kanë krijuar edhe dy gola të tjerë, edhe pse nuk janë dhënë si asiste të shqiptarit.

Trabzonspor po luan edhe më mirë se sezonin e kaluar dhe është pretendent për titull, duke pasur në radhët e veta edhe Mohamed Salahun, ish-yllin e madh të Liverpulit, e jo më kot mban vendin e dytë në renditje, me 25 pikë, tre më pak se kampionia dhe kryesuesja Gallatasaraj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!