Moviola e Albano Jankut në Pressing, edhe Kukësi-Partizani në “lupë”  

schedule00:08 - 28 Janar, 2020

schedule 00:08 - 28 Janar, 2020

Albano Janku, specialisti i gjykimit, si zakonisht është pjesë e panelit të emisionit “Pressing” në ABC News. Java që u mbyll ka pasur probleme dhe ish-gjyqtari ka analizuar rastet e diskutueshme të hasura në Kategorinë Superiore.

“Regjia e Supersportit kishte instaluar një kamerë për problemin e golit. Fatkeqësisht ishte instaluar në krahun tjetër, jo në portën ku u bë goli”, tregon Janku fillimisht gjatë emisionit. Më pas ai nisi moviolën për ndeshjen Teuta-Bylisi.

“Kemi faull për Guindo, loja duhet të ishte ndalur që në ndërhyrjen e Kallakut. Kemi rastin tjetër, Arapi-Guindo. Them se Renato nuk ka shkaktuar faull. Kemi një tjetër moment, lojtari i Teutës i heq topin sulmuesit të Bylisit. Mendoj se ndërhyrja është e saktë”.

“Kemi rastin e minutës së 64-t. Dora e djathtë e mbrojtësit të Teutës është e hapur, në pozicion jo natyral. Kemi të bëjmë me penallti. Arbitri duhej ndihmuar anësori. Kemi rastin e golit të anuluar për Teutën. Dyshoj se lojtari i durrsakëve mbahet në lojë nga Bicaj”.

NDESHJA NË AIR ALBANIA – “Solomon mbahet në lojë nga Olsi Teqja dhe kemi të bëjmë me një vendim të gabuar. Sulmuesi ishte në pozicion të rregullt. Shikoni vijën e fushës për ta kuptuar më mirë. Gabim i asistentit”.

“Momenti i dytë është ai shënimit të golit. Arbitri i linjës ka ndihmuar, është pranë dhe i fokusuar. Ai i ka dhënë informacion kryesorit. Arbitri i linjës kthen kokën për të parë nëse është pozicion jashtë loje. Kemi bashkëpunim perfekt të ekipit të arbitrave. Kukësi kërkon penallti në minutën e 73-të. Dora e Idrizajt ishte e hapur dhe kemi të bëjmë me penallti”./abcnews.al