Moti i keq: Rrëshqitje gurësh në Kaninë, lëndohet shoferi i kamionit

schedule11:58 - 23 Shtator, 2020

schedule 11:58 - 23 Shtator, 2020

Si pasojë e motit të keq në Kaninë të Vlorës kanë rrëshqitur gurët.

Abcnews.al mëson se gurët kanë rënë në zonën ku po punohet për Bypass-in. Për pasojë është lënduar në këmbë një shofer kamioni, Lulzim Kajmaku.

Mësohet se një nga punonjësit ka qenë duke shkuar në punë. Gurët janë shkëputur nga lagështira.

Njoftimi i policisë

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth ores 11:57, në rrugën Vlorë-Kaninë, në vendin e quajtur “Shpella e Fikut”, në kantierin e ndërtimit të bypass Vlorë, për shkak te shirave ka patur rreshqitje gurësh, si pasojë është demtuar lehte në këmb një drejtues mjeti i firmës qe kryen punimet .

Shtetasi L.K., 51vjeç ndodhet në Spitalin Rajonal Vlore, jashte rrezikut per jetën.  s.b /abcnews.al/