Moti i keq/Pas përmbytjes, breshër i fuqishëm në Vlorë

schedule09:52 - 14 Shkurt, 2018

schedule 09:52 - 14 Shkurt, 2018

Pasditen e martë Vlora u përmbyt nga reshjet e shiut, por ditën e sotme ajo është përfshirë nga një stuhi e fuqishme e shoqëruar me breshër. Banorët e kanë patur të vështirë të qarkullojnë orëve të para të ditës, por më pas situata u duk më e qetë. Ndërkohë në det Kapiteneria vazhdon të mbajë të bllokuar anijet e peshkimit. Ato nuk janë lejuar të dalin për lundrim për shkak se deti ka dallgë të fuqishme. Kjo është dita e dytë e pezullimit deri në daljen e një urdhri të ri./abcnews.al