Sipas MeteoAlb: Moti vijon me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme duke sjellë shira të izoluar në zonat Lindore gjatë pjesës së parë të ditës. Ndersa pasditja sjell shtim të shirave në gjithë territorin të cilat do të jenë shpesh-herë në formë rrebeshesh afatshkurtra. Orët e mbrëmjes dhe natës, lokalizojnë shirat kryesisht në zonat malore.
Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara gjatë mëngjesit POR një rënie të lehtë sjell mesdita megjithatë ruhet maksimumi prej 28°C.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det do vijojë dallgëzimi deri 2 ballë. /abcnews.al