Sipas MeteoAlb, deri në pasdite moti paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare në të gjithë Shqipërinë, por në zonat veriore-verilindore parashikohet shtim i vranësirave. Ndërsa sërisht mbrëmja largon vranësirat nga vendi.
Temperaturat e ajrit janë ulur me 2°C në mëngjes por rritje të lehtë sjellin orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 30°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë./abcnews.al