Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama takohet me Mark Rutte në Bruksel: Vlerësime për Shqipërinë dhe angazhimin në NATO

schedule17:40 - 3 Nëntor, 2026

schedule 17:40 - 3 Nëntor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në selinë e Aleancës në Bruksel.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama e ka cilësuar takimin si të veçantë, duke vlerësuar njohuritë e Rutte për Evropën dhe vëmendjen e tij ndaj zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor.

Kreu i qeverisë bëri të ditur se gjatë takimit mori vlerësime dhe inkurajim për ecurinë e sektorit të mbrojtjes në Shqipëri, si dhe për seriozitetin e vendit në përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga anëtarësimi në NATO.



“Gjithnjë të veçanta takimet me Sekretarin e Përgjithshëm, Mark Rutte, një njohës i spikatur i Europës, vëzhgues i vëmendshëm i Ballkanit Perëndimor dhe dashamirës i hapur i Shqipërisë. Kënaqësi për fjalët vlerësuese dhe inkurajuese për ecurinë e sektorit të mbrojtjes në Shqipëri, si edhe seriozitetin e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të NATO-s”, shkruan Rama krahas videos së publikuar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!