Shefi i Organizatës Kombëtare të Inteligjencës së Turqisë, Ibrahim Kalin, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ambasadori i Turqisë në Abu Dhabi, Lutfullah Goktas, në një postim në rrjetin social amerikan X njoftoi se Kalin u prit dje në Abu Dhabi nga zv/presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mansour bin Zayed.
Goktas njoftoi se në takim morën pjesë edhe këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Emirateve, Tahnoun bin Zayed, si dhe sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Lartë për Sigurinë Kombëtare, Ali al-Shamsi.
Ai shtoi se diskutimet u përqendruan në përpjekjet e përbashkëta për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit rajonal.
“Ne besojmë se partneriteti ynë strategjik me Emiratet do të japë një kontribut të rëndësishëm në forcimin e sigurisë dhe paqes rajonale”, theksoi Goktas.


