Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kroacia mesazh Listës Studentore në Serbi/ Plenkoviç: Jeni pro apo kundër Bashkimit Europian?

schedule17:04 - 3 Nëntor, 2026

schedule 17:04 - 3 Nëntor, 2026

A është Lista e Studentëve në Serbi një lëvizje PRO- europiane? Zëri më europian me letra i Ballkanit Perëndimor, por dhe rivali kryesor I serbise ka ngritur dyshime të forta për qeverinë e re të Beogradit.

Në Samitin e Brukselit, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç ka qenë një nga zërat më kritikë të Vuçiç deri në ditën e humbjes, por tani i kërkon Listës Studentore të Serbisë të qartësojë në qeveri, është pro apo kundër BE.

“Sinqerisht, mendoj se askush nuk i di shumë nga qëndrimet e qeverisë së re në Serbi. Sepse ata ishin shumë, shumë të zgjuar që nuk thanë shumë para zgjedhjeve, gjë që unë mund ta kuptoj taktikisht. Por tani, kur ata ta marrin përsipër, duhet të shpjegojnë se për çfarë qëndrojnë. Ajo që ishte domthënëse për të gjithë vëzhguesit: nuk kishte fare flamuj evropianë natën e zgjedhjeve. Asnjë. Asnjë.”



Flirtimet me rusine, bllokimi I dialogut me kosoven, kritikat per shkelje te te drejtave tenjeriut e deri te Ceremonia shtetërore për ish-kasapin e Bosnjes, Ratko Mlladiç, shtuan skepticizmin dhe kritikat direkte te bashkimit europian ndaj qeverise se Aleksander Vucic.

Por Plenkoviç, kryeministri I vendit te fundit ballkanik qe u fut ne Europe. mendon, se kjo nuk eshte mjaft qe ti jepet bekimi pro perendimor Listes Studentore Serbe.

‘’Duke dëgjuar komentet e qytetarëve të Serbisë, dukej më shumë si një lëvizje për liri, e cila duhet respektuar. Por duhet ta shqyrtojmë në detaje thelbin e politikës së tyre evropiane. Mendoj se duhet t’u japim pak kohë”.

Në fakt, ashtu si diplomacia shumëanëshe e Vuçic, edhe Lista Studenore në Serbi nuk ka ndonje ndryshim thelbesor ne politiken e jashtme. Në deklarimet gjatë fushatës, kjo Listë është pro integrimit europian, por nga ana tjetër është kundër sanksioneve europiane ndaj Rusisë.

Madje kërkon ruajtjen e lidhjeve ekonomike, si varësia ndaj gazit rus. BE qartazi nuk e pranon më këtë mënyrë diplomacie. Sidomos tani qe duhet te qeverisin vendin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!