Analisti politik Bledar Kurti, në emisionin “Faqja 4” në ABC News, komentoi zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u ndalur te rëndësia e procesit zgjedhor, financimi i fushatave dhe polarizimi politik në vend.
Kurti theksoi se zgjedhjet e mesmandatit përfaqësojnë një moment të rëndësishëm për sistemin politik amerikan, pasi një pjesë e Senatit vihet në garë për rinovim.
Duke folur për sondazhet, analisti u shpreh skeptik ndaj rezultateve të tyre, duke kujtuar se edhe në zgjedhjet e mëparshme presidenciale kishte parashikuar fitoren e Donald Trump, ndryshe nga pritshmëritë që krijonin sondazhet për Kamala Harris.
Sipas tij, SHBA-ja po përballet me një polarizim të theksuar politik dhe ideologjik, fenomen që po shtrihet gjithnjë e më shumë edhe në Evropë.
“Duhen filtra, dhe filtri ku ka më mirë që 1/3 e Senatit ndryshon. Kjo ditë duhet theksuar se i gjithë procesi i fushatës ka kushtuar mbi 11 miliardë dollarë për 3 tetorin. Një moment unik është edhe çështja e financimit dhe transparenca që ata kanë. E kam shprehur dhe dy vite më parë kur e gjithë bota gëlonte mbi sondazhet e Kamala Harris, se besoja se Trump do fitonte. Kemi kuptuar se sondazhet janë mjet politik i palëve të caktuara për të ndikuar te votuesi. Edhe këtë herë jam skeptik dhe nuk dua të bazohem te sondazhet. Ka një polarizim të theksuar në SHBA , tashmë dhe në Evropë për të shprehur bindje politike. Duhet theksuar se çështjet e politikave të jashtme të Amerikës më shumë i ndjekin të huajt sepse ata janë të fokusuar te standardet e jetesës. Ka një fushëbetejë ideologjike sot më 3 nëntor për çfarë votohet në Amerikë. Kjo fushëbetejë që është bërë shumë e rreptë duhet të zgjidhet pasi në të ardhmen mund të agravojë. Do vazhdojë Amerika të jetë e abuzuar në vlerat e tradicionales, apo do të eksperimentojë? E gjithë bota do shohë se cila prej ideologjive do mbizotërojë në SHBA”, tha ai.
/abcnews.al/


