Moti – E martë, 19 Qershor 2018

schedule15:24 - 19 Qershor, 2018

schedule 15:24 - 19 Qershor, 2018

Sipas MeteoAlb, vijojnë kthjellimet me vranësira kalimtare në gjithë territorin, më të shpeshta në ekstremin jugor.

Pas mesditës vranësirat fuqizohen fillimisht në jug, ku priten shira të përkohshëm, të cilat gjatë pasdites përfshijnë thuajse të gjithë vendin.

Në mbrëmje vranësirat mbeten prezente në territor si dhe shira të izoluar në zonat qendrore.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes, por mbeten konstante gjatë mesditës, duke ruajtur maksimumin territorial prej 32°C.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare në veri, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verior – verilindor, ndërsa në det vijon dallgëzimi 2 ballë./abcnews.al

Prezantoi: Fioralba Dizdari