MONOLOGU/ Mustafa Nano: A ka dalë nga binarët kushtetues Meta dhe a ka marrë ai rolin e një opozitari?

schedule21:58 - 21 Shkurt, 2020

schedule 21:58 - 21 Shkurt, 2020

Monologu i kësaj të premteje i Mustafa Nanos është fukosur tek grushti i shtetit i paralajmëruar ng presidenti Ilir Meta dhe nga thirrja e tij për qytetarët që të protestojnë me 2 mars në mbrojtje të institucioneve.

Nano thekson se nuk është në të drejtën e një presidenti që të thirrë një protestë të tillë, sipas tij kreu i shtetit ka dalë nga binarët kushtetues dhe është bërë njësh me një palë.

Ndër të tjera në Monologun e tij Mustafa Nano është shprehur se Meta ka marrë qartë një funksion të qartë opozitar, ai është bërë një politikan  ekstremist i kushtetutës dhe me këtë ai ka kompromentuar detyrimin kushtetues për të qenë simbol i unitetit kombetar.

Monologu i plotë:

Po e filloj duke thënë një gjë në favor të presidentit mazhoranca e majtë po bën përpjekje për ta anashkaluar rolin e presidentit në procedurën e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që sipas Kushtetutës i takojnë presidentit. Ti zgjedhë emërojnë dhe ti dekretojë. Kjo është një përpjekje që ato bëjnë për të marrë nën kontroll këtë institucion që është një institucion shumë i rëndësishëm që sipas meje, shqetësimi i presidentit Meta është i drejtë,ky është edhe një shqetësim i imi. Prandaj mazhoranca duhet të heqë dorë nga tentativa të tilla. Ajo që po kërkon presidenti është përtej kufinjve të logjikës përtej kufijve të arsyes, përtej kufijve të logjikës, përtej madje të kufinjve të imgjinatës. Ai ka zbuluar dhe po denoncon një një grusht shteti në Shqipëri  një grusht shteti që po zhvillohet para syve tanë sipas atij.

Me grusht shteti sipas të gjithë përkufizimeve ne duhet të kuptojmë një përpjekje të pak njerëzve të një pakice me qëllim për të rrëzuar pushtetin legjitim të një shumice dhe nuk mund të kuptojmë përpjekjet që mund të bëjë një shumicë për ti rritur më shumë fuqitë vetes, ky është grushtri i shtetit. Ndërsa presidenti Meta mund të ketë një përkufizim tjetër për grushtin e shtetit në kokë, prandaj është duke denoncuar një grusht shteti fantomatik, është vërtet një grusht shteti fantomatik. Prandaj ai u bën thirrje shqiptarëve që në datën 2 mars të mblidhen të gjithë dhe të dalin në Bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe të prirë nga presidenti i Republikës, dhe kjo është një gjë e paprecendentë që presidenti të dalë dhe të organizojë protestë, ato të p[ërpiqen të frenojnë këtë për të organizuar këtë grusht shteti dhe e dyta kjo është më e rëndësishme më qesharakja qytetarët duhet ti thonë jo dhe duhet ti vënë kufirin çdo përpjekje të mafias ndërkombëtare për të marrë nën kontroll vendin tonë. Presidenti Meta ka lënë të nënkuptohet se me datën 2 mars do të bëhet nami në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, sepse qytetarët do të marrin në dorë institucionet.

Për mua presidenti i Republikës ka dalë nga binarët kushtetues, në asnjë faqe apo rresht të kushtetutës presidentit nuk i njihet e drejta, apo detyrimi apo atributi për të mbrojtur apo ruajtur kushtetutën, e dyta është se presidenti është bërë njësh me njërën palë. Ai ka marrë një funksion të qartë opozitar, ai është bërë një politikan  ekstremist i kushtetutës dhe me këtë ai ka kompromentuar detyrimin kushtetues për të qenë simbol i unitetit kombetar. Ai nuk mund të jetë simbol i unitetit kombëtar duke vjellë dhe nxjerr zjarr nga mëngjesi deri mëngjesin tjetër nga goja. Unë përsëris shqetësimi i tij është i drejtë por nëse zien nga ky shqetësim ai duhet të lërë presidencën ai nuk mund të bëjë opozitarin brenda presidencës. Nëse ai vendos të bëjë opozitarin brenda presidencës atëherë ai bën pis funksionin e shenjtë të presidentit. Në fakt ai e ka bërë pis gjithmonë këtë fuinksion, madje ai e ka bërë pis që në krye të herës. Nuk e di nëse ju kujtohet ai u zgjodh president dhe pati një interval kohe në dispozicion deri në në momentin që i duhej të bënte betimin si president, dhe ky interval kohe përkoi me zgjedhjet parlamentare të fundit dhe në këto zgjedhje ne pamë Ilir Metën të sapo zgjedhur si president që veshi qyrkun e kryetarit të LSI-së që nuk ishte zhveshur akoma në fakt, bëri një nga fushatta më të egra dhe luftarake që ai ka bërë në karrierën e vet politike duke kompromentuar rëndë ngjarjen e sapondodhur që kishte të bënte me zgjehdjen e tij si president.

Unë mendoj se Ilir Meta po e bën këtë gjë jo se ka ndonjë gjë kundër ramës, ai thellë thellë në mendjen e vet është duke e uruar Ramën, se i ka dhënë një alibi ky i fundit një arsye që Ilir Meta të çojë deri në fund betejën e tij politike që ai e ka prej kohësh në kokën e vet dhe kjo beteje ka të bëjë me qëllimin e tij për të marrë në dorë frenat e opozitës, gjithçka që po ndodh po ndodh kundër Lulzim Bashës. Nëse Meta do ta bëjë këtë gjë le ta bëjë madje kam përshtypjen mund ti bëhet mirë edhe opozitës por ai këtë gjë nuk mund ta bëjë nga zyra e presidencës duke mbajtur veshur kostumin e presidentit, ai duhet ta heqë këtë kostum. Apeli im është i thjeshtë. Zoti Meta bëni presidentit dilni për zot funksionit të Presidentit, nëse në mendje keni betejën politike për sa fola atëherë duhet të largoheni nga Presidenca, kjo është për të mirën tuaj dhe mbi të gjitha për të mirën tonë, ky është një imperativ ne nuk e meritojmë, ne nuk duam të kemi në presidencë një njeri që e ka mendjen tek betejat e veta politike ne duam një president që të jetë simbol i unitetit kombëtar./abcnews.al