Monolog nga Erion Kristo: Martesa, si shalqi pa provë

schedule21:39 - 16 Prill, 2021

schedule 21:39 - 16 Prill, 2021

Monolog nga Erion Kristo:

Ore po sa i squt, gruan e le aty, vetë ja mbathe me të katra. Prandaj s’të ka dhembur kurrizi ty ndonjëherë, se ka punuar gruaja sa për dy. Nejse shëndetin të keni. Se në martesë duhet shëndeti i të dyve. Se sot kemi gjyq për martesën dhe ju mirëpresim.

Martesa është gjeja më e vështirë në botë. Është si shalqi pa provë. Sado ta kruash e sado të trokasësh, prapë nuk e di çfarë do gjesh brenda. Martesa janë edhe të bukura, sidomos pjesa e dasmës. Prandaj njerëzit hedhin shumë para për dasmën, që të mbajnë mend pjesën e bukur të saj. Martesat janë edhe të lodhshme, njerëzit bëjnë çmos që ta lodhin njëri tjetrin. Nuk ka rëndësi çfarë gabimi do bësh. Atë do ta bësh me qindra herë. Nuk ka kthim mbrapa, nuk shpëton nga gabimet askush. Janë më së shumti dy qenie që puthen, por shume rrallë përputhen. Martesa ka dhe frytin e vet dhe te gjithëve na pëlqen fjala të trashëgohesh.  E duam dhe e mirëpresim. Kemi martesa me fat, për inat, me kontratë. Nga të gjitha llojet. Ata që duan të hyjnë në kështjellë përplasen rrugës me ata që duan të dalin nga kështjella. Mirë është ti dini ca gjëra më përpara.

Nuk do ju jap mend për martesat, se s’ka kuptim. Por nga historitë për martesën interesante është ajo e mjaltit. Sidomos në kohën që kemi ku është vështirë të gjesh mjaltë të mirë. Njerëzit po martohen gjithmonë e më vonë. Çdo vit kënaqësi që po i jepni vetes do ta paguani me dy vite më shumë mundim më vonë kur të martoheni. Më shumë dhimbje, pas shumë qejfi. Barra e martesës është e rëndë. Sa më shumë ta shtyni aq më shumë do tu dhembë kurrizi. Nëse në martesën tuaj jeni kaq të paduruar se jeni në trafik, e kam të qartë se çfarë ndodh. Historia me interesante është ajo e ministrive. Gjithmonë do gjendet një ministri, me apo pa portofol që ti japë dinjitet gruas. Po e mbyllim me një lajm të mirë. Sipas studimeve akademike. Ata që flenë në një shtrat bashkë vuajnë me pak nga sëmundjet. Kuptohet që varet pak nga niveli i gërhimës. Nuk do ju jap mend për martesat, se s’ka kuptim. Po si pedagog i sociologjisë së familjes mund tu them vetëm kaq: para se të martoheni mendohuni mirë, po jo shumë se shumë mendim të çon në çmendim. Se sado të mendoheni, s’keni për ta menduar dot kurrë tamam.  Mos lejoni askënd të hyje në mes të martesës suaj./abcnews.al/