Momenti prekës kur grevistja flet me vajzën: Mami bukën e gojës po kërkon

schedule12:13 - 31 Tetor, 2020

schedule 12:13 - 31 Tetor, 2020

Situata e grevistëve në Ballsh vijon të jetë shqetësuese.

Gazetarja e ABC News Valbona Davidhi raportoi nga Ballshi, se gjendja shëndetësore e grave është shqetësuese.

Një moment i vështirë ka qenë edhe biseda e një prej grevistëve me vajzën e saj nëpërmjet telefonit.

Lexo edhe: “Heshtje ndaj grevës”, gratë në Ballsh: T’u çojmë njëherë bukë fëmijëve, pastaj negociojmë

Teksa i kërkon të bëhet e fortë, i thotë se nuk duhet të ndjehet e turpëruar për këtë vendim: “Mos u prek nga lotët e mamit. Mami bukën e gojës po kërkon. T’i më jep forcë. Nuk është turp të kërkoj bukën e gojës, mos të vijë rëndë, unë djersën time po kërkoj”.

Ata shprehen të vendosura se nuk do të heqin dorë nga qëndrimi i tyre, ndërsa kërkojnë reagim nga institucionet qeveritare.

Një tjetër greviste shprehet se familjarët pavarësisht se e mbështesin, janë tepër të shqetësuar për shkak se nuk dihet ende se si do të vijojë situata: “Përderisa jam këtu familja më mbështet edhe ata janë pa bukë, pa ujë pa drita. Dritat i kanë ndërprerë, nuk kemi me çfarë t’i paguajmë. Kryeministri të vërë dorë dhe ta zgjidhë këtë problem që kemi”, tregon një tjetër greviste./abcnews.al/