“Doja t’i takoja edhe një herë”, mami i Aronit tregon momentin prekës në sallën e operacionit

schedule19:40 - 23 Dhjetor, 2021

schedule 19:40 - 23 Dhjetor, 2021

Pasditen e sotme në dance reality show “T’ka mami yll”, fëmijët po vazhdojnë të bëjnë provat e para me familjarët e tyre. Kjo pasi të shtunën është mbrëmja familjare.

Sot, i janë bashkuar palestrës mami i Laurës, babai i Lusit dhe mami i Aronit.

Kjo e fundit, pas performancës ka treguar edhe një histori shumë prekëse të jetës. Mami i Aronit ka rrëfyer operacionin e rrezikshëm që ka kryer tre vite më parë duke i përlotur të gjithë.

“Në një moment u ndala dhe i thash, në qoftë se ti më merr zërin mos më nxirr nga salla. 90% nuk mendova për veten asnjë çast, thjesht thosha t’i takoj edhe një herë, vetëm t’i shoh edhe një herë. Edhe po të ngelja në operim nuk më interesonte, por pjesa më e madhe ishte tek çunat. Asnjërin nuk e lash të më vinte në spital, nuk doja të më shikonin ashtu, sepse kjo pjesa e prerjes në fyt ishte diçka që ishte e frikshme për këtë, ishte shumë i vogël”, ka thënë ajo me lot në sy./abcnews.al