Lot gëzimi, momenti prekës kur nëna njofton të bijën se do të kthehet në shkollë pas 358 ditësh

schedule10:46 - 6 Mars, 2021

schedule 10:46 - 6 Mars, 2021

Pandemia Covid-19 përveç se ka shkaktuar shumë dëme nga fusha ekonomike, ka krijuar edhe një distancim social mes njerëzve. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me nxënësit e shkollave, të cilët janë detyruar të ndjekin mësimin online, duke qenë kështu fizikisht larg njëri-tjetrit.

Një vajzë e klasës së katërt në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara nuk mundi t’i mbajë lotët kur nëna e saj i dha lajmin se do të mund të kthehet në shkollë pas gati një viti.

9-vjeçarja, Clara Zanotto, e ka zhvilluar mësimin në mënyrë virtuale nga shtëpia që nga marsi i vitit të kaluar, kur vendi i saj u prek shumë nga pandemia e koronavirusit.

Nëna e saj e filmoi momentin e gëzimit të vajzës dhe e publikoi në internet, duke u kthyer në viral.

Kur vajza e lexon lajmin e gëzueshëm në copëzat e letrës që ia paraqiste nëna, ajo fillon të qajë dhe thotë: “Nuk kam qenë në shkollë për një kohë aq të gjatë!”/abcnews.al