Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Mjekja e familjes në Vlorë: Një pacient në gjendje të rëndë ka refuzuar shtrimin në spital

schedule14:58 - 17 Nëntor, 2020

schedule 14:58 - 17 Nëntor, 2020

Jo të gjithë të infektuarit me Covid që janë në gjendje të rënduar shëndetësore bashkëpunojnë me mjekët e familjes.

Mjekja e qendrës shëndetësore nr 3 në Vlorë, Rajmonda Zoto tregon se po has vështirësi me një pacient i cili nuk pranon të dërgohet në spital për tu trajtuar nga mjekët specialistë.

“Në zonën tonë janë 11 raste Covid pozitiv. Njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë, është diabetik dhe ka refuzuar disa herë shtrimin në spital. Po e ndjekim në shtëpi me oksigjen”, u shpreh ajo.



Mes të tjerësh mjekia e familjes thotë se gjatë kontakteve me pacientët e saj një pjesë prej frikës janë të stresuar dhe pa arsye.

“Ka pacientë që e ekzagjerojnë prej gjendjes së ankthit dhe janë jo të pakët personat që e kanë të domosdoshëm trajtimin. Ne bëjmë vlerësim të rasteve sepse i njohim pacientët dhe nëse duhet të kryejnë analiza konsultohemi me pneumologun dhe infeksionistin”, tha më tej ajo.

Mjekja këshillon që të gjithë personat që kanë qoftë dhe një shenjë të virusit të karantinohen dhe të konsultohen menjëherë me mjekun e familjes./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!