Mjekja: Astiri, Fresku dhe Kodra e Diellit vatra të Covid-19 në Tiranë

schedule22:24 - 1 Gusht, 2020

schedule 22:24 - 1 Gusht, 2020

Minsitrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një takim me epidemiologët dhe mjekët e Tiranës tha se institucionet shëndetësore po përgatiten edhe për periudhën e dimrit që situata e COVID-19 të mos jetë shqetësuese edhe me rrezikun që pritet të shfaqet nga virozat stinës.

Mjekët thanë se rastet e konfirmuara janë përqendruar kryesisht në zonat rurale dhe lagjet e Tiranës ku janë përqendruar vatrat e infeksionit të koronavirusit janë në Astiri, tek Fresku dhe tek Kodra e Diellit.

🔴#COVID19 Me epidemiologët e Tiranës, që po përballojnë gjurmimin dhe hetimin epidemiologjik në një prej vatrave më të nxehta në vend. Përgatitemi për përballimin e vjeshtë-dimrit, me forcimin e kapaciteteve, duke nisur nga aseti ynë më i çmuar, burimet njerëzore ✅ Vendimi i fundit i qeverisë: 300 punonjës të dedikuar për spitalet që priten të hapen dhe për planin tonë afatmesëm në kuadër të përgjigjes të situatës të shkaktuar nga 🤜COVID19🤛

Gepostet von Ogerta Manastirliu am Samstag, 1. August 2020

“Në punën tonë prej 5 muajsh na ka ndodhur që kryesisht vatrat më të rëndësishme janë në zonat rurale tek Astiri, Fresku dhe kryesisht tek Kodra e Diellit. Kush është kryesore? Vatrat janë të transmetimit komunitar, sidomos me hapjen, sidomos me ceremonitë mortore, festash, ditëlindje që marrin pjese grumbullime të rinj, që kemi vënë re kohët e fundit”, u shpreh mjekja në videon që ka shpërndarë ministrja në rrjetin social “Facebook”.

Po ashtu mjekët theksuan se ka një shtim të rasteve te moshat e reja dhe se është dyfishuar numri i grupeve në terren për gjurmimin e tyre.