Mitsotakis në Berlin, shumë premtime dhe presion për veprim

schedule09:47 - 29 Gusht, 2019

schedule 09:47 - 29 Gusht, 2019

Suksesi i parë i Kyriakos Mitsotakisit ishte fitorja në zgjedhje në korrrik dhe marrja e pushtetit me shumicë absolute, që është hera e parë me kët rezultat që pas shpërthimit të krizës së borxheve në vitin 2009. Në javët e para në pushtet kryeministri i ri konservator ka arritur të dëshmojë prezencë. Por a kanë mbetur dyshimet ndaj bankave greke? Mitsotakis pohon se klientët nuk kanë nevojë të tërheqin paratë e tyre nga bankat me 1 shtator. Ndërkohë që Mitsotakis ka ndërprerë pushimet dhe ka shkuar tek zjarret në male për t’u njohur me gjendjen në vendngjarje.

Kryeministri i ri ka premtuar në radhë të parë se do të kontrollojë qarkullimin e kapitalit në banka. Me 2015 qeveria e mëparshme e kryeministrit majtist Alexis Tsipras ka futur kufizime në tërheqjen e parave, për të mbrojtur bankat vendase nga kapitali i jashtëm. Masat janë zbutur ndërkohë dhe në fillim të vitit 2019 ministri i Financave Eucleid Tsakalotos premtoi mundësinë e heqjes së plotë të kontrollit. Tani Tsakalotos mendon se veprimi i Mitsotakisit është i drejtë, por vetëm hapi i fundit që ka të bëjë me planet financiare. Zëdhënsi i Ministrisë së Financave reagoi menjëherë me fjalët se majtistët nuk duhet të luajnë rolin e shpëtimtarit. “Të dyja palët kanë nga pak të drejtë”, thotë për DW, Jorgos Tzogopoulos, publicist dhe docent për marrëdhëniet ndërkombëtare. Ai pranon se qeveria e majtë ka arritur në vitin 2015 të rikthehet në politikën realiste, gjë që ka efekte pozitive edhe sot. Nga ana tjetër, pas fitores së konservatorëve kanë rënë çmimet e bonove të thesarit në nivelin më të ulët, që do të thotë se tregu i beson konservatorëve.

Çështja e borxheve

Vetëm pak pas nisjes për Berlin, kryeministri i ri mbatjti një konsultim urgjent me ministrat e vet. Më së shumti u bisedua për ligjin e investimeve dhe reformat e përgjithshme. Mitsotakis do të angazhohet për lehtësime në borxhe. Gjatë fushatës ai ka premtuar një rritje ekonomike prej 4% në vit, që do ta lehtësonte edhe pozitën e kursimeve të përcaktuara. E vërtetë? “Nuk e besoj se partnerët evropianë do t’i përgjigjen pozitivisht qeverisë greke”, thotë ekonomisti Kostas Stoupas, në bisedë me DW. Mitsotakis dëshiron që me reforma të mundësojë uljen e kursimeve në dy vitet e ardhshme. Ministri i Financave Christos Staikouras deklaroi të mërkurën (28.8.) për gazetën Handelsblatt: „Kjo qeveri i ka pranuar detyrimet që ka marrë vendi ynë. Premtimet do të realizohen”.

Megjithë kursimet e rrepta, Mitsotakis pretendon rritjen e konsumit. Ai ka përgatitur edhe reforma të caktuara në këtë drejtim, që parashikojnë uljen e dukshme të tatimeve për personat që nuk fitojnë shumë. Duket se financimi është i mundur, sepse qeveria e mëparshme ka lënë në arka një rezervë prej 35 miliardë euro.

Paralajmërimet e SYRIZA

Por në një pikë, partia e majtë SYRIZA nuk i kursen kritikat: Mitsotakis prezantohet me dëshirë si një politikan i Law-and-Order (Ligjit dhe rendit). Këtë e kanë dëshmuar policët grekë gjatë një ndërhyrje në qendër të Athinës kundër aotonomëve Exarcheia. Gjatë këtij aksioni u kontrolluan familje të tëra që kanë jetuar atje. „Aksioni kundër fëmijëve me forca të blinduara policore është turp për demokracinë”, thotë një zëdhënës i SYRIZA.

Tsipras tërheq vëmendjen ndaj aksioneve të të djathtëve në vend. Ai pohon madje, se Mitsotakisi është në nivel të njëjtë me ekstremistët e djathtë në Greqi. Këtë e dëshmon edhe fakti se një person si Makis Voridis, themelues i dikurshëm i grupeve nacionaliste, tani është ndër njerëzit e tij. Eksperti Tzogopoulos pohon, se kryeministri i ri angazhohet për më shumë siguri, por kjo nuk do të thotë se ai ndjek një politikë të ekstremizmit të djathtë. Këtë e provon, sipas tij, vizita e ministrit të Bujqësisë Voridis Reue në muzeun hebre, ku ai ka kërkuar falje për deklarimet e tij të mëparshme antisemitiste./DW