Misioni i radhës te Manchester City, “blindimi” i yllit të mesfushës

schedule11:38 - 24 Nëntor, 2020

schedule 11:38 - 24 Nëntor, 2020

Kevin De Bruyne është pa asnjë diskutim një nga mesfushorët më të mirë në qarkullim dhe Manchester City nuk dëshiron që ta lërë belgun të largohet. Pas rinovimit të kontratës me Pep Guardiola, “Qytetarët” duhet të bëjnë të njëjtën gjë edhe me mesfushorin.

Todofichajes raporton se City mund të firmosë një marrëveshje të re me De Bruyne. aktualja i përfundon në verën e vitit 2023 dhe me kontratën e re bashkëpunimi do të zgjatej deri në vitin 2025, kur belgu do të ishte 34 vjeç.

Një kontratë jete, teksa për mesfushorin paga do të ishte edhe më e lartë. Aktualisht De Bruyne përfiton 18 milion euro në sezon te Manchester City, duke qenë ndër më të paguarit. /abcnews.al