Miratohet raporti përfundimtar i Komisionit të Venecias për Metën

schedule11:33 - 11 Tetor, 2019

schedule 11:33 - 11 Tetor, 2019

Komisioni i Venecias ka diskutuar dhe miratuar raportin final për opinionin mbi Presidentin Meta.

Në mbledhjen e Komisionit të Venecias morën pjesë edhe një grup deputetësh të Partisë Socialiste.

Taulant Balla ka vlerësuar raportin duke bërë njëkohësisht edhe disa propozime. Balla ka deklaruar se Presidenti Meta nuk ka bërë asnjë përpjekje për dialog duke shtuar se ai shkeli të drejtën themelore për t’u zgjedhur.

“Draft-opinioni është i plotë dhe analiza është shumë profesionale. Kam disa propozime për amendimin e raportit. Presidenti i Republikës nuk ka bërë asnjë përpjekje për dialog mes partive. Shkeli të drejtën themelore të drejtën për t’u zgjedhur”, deklaroi Balla. /abcnews.al