Miqësorja e radhës e Vllaznisë, goli i Haris Dilaver eviton humbjen

schedule20:35 - 24 Qershor, 2021

schedule 20:35 - 24 Qershor, 2021

Vllaznia zhvilloi miqësoren e radhës ditën e sotme. Ekipi shkodran u ndesh me Sutjeska, ekipin që garon në kampionatin e Malit të Zi.

Sfida u mbyll në barazim 1-1. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 25-të, moment kur Sutjeska kaloi në avantazh falë golit të Markovic.

Nëntë minuta më vone erdhi goli i barazimit. Skuadra shkodrane fitoi një penallti, të cilën Haris Dilaver e ktheu në gol.

Në fraksionin e dytë të takimit, të dy trajnerët kryen disa zëvendësime dhe asnjë nga ekipet nuk ia doli të shënojë golin e fitores. /abcnews.al