“Milan qesharak, ika nga derbi! Suso ka humbur, Rodriguez i tmerrshëm!”

schedule10:28 - 22 Shtator, 2019

schedule 10:28 - 22 Shtator, 2019

Matteo Salvini ka shpërthyer ndaj Milanit pas humbjes në derbi. Ai duket sikur kërkon falje në njëfarë mënyrë ndaj ish-trajnerit Gennaro Gatusso, teksa fillimisht ka thënë: “Ky ekip është qesharak, ndoshta nuk ishte faji i Gennaro Gattuso. Kjo është hera e parë që kam lënë stadiumin në një derbi para se të përfundojë”.

Salvini vijon të flasë për Telelombardia dhe shton: “Vendosja se kisha parë mjaftueshëm kur Lucas Biglia e çoi topin te Curva Sud kur ekzekutoi goditjen e dënimit. Ricardo Rodriguez është i tmerrshëm, Suso nuk po luan prej një kohe të gjatë. Klubi? Ku është klubi?! E vetmja gjë pozitive që pashë ishte Rafael Leao, por edhe ai u zëvendësua”.

Në shënjestër kanë përfunduar edhe Maldini e Boban, për të cilët ai thotë se nuk është e thënë që lojtarët e mëdhenj të bëhen edhe drejtues të tillë. Shpëtojnë vetëm tifozët, për të cilët Salvini ka fjalë të mira për durimin që kanë patur të shohin një Milan të dobët në këto vite.

“I duartrokas tifozët e Milanit, sepse prej vitesh janë të vetmit që ia vlen ti kursesh. Ky ekip të bën të qeshësh. Unë gjithmonë fajësoja ish-trajnerin Gattuso, por ndoshta tani po nis të mendoj se nuk ishte i gjithi faji i tij. Ndoshta nuk është trajneri ai që mund t’i ndryshojë gjërat”. /abcnews.al