Milan nuk dorëzohet, gati oferta e dytë për mbrojtësin e Celtic

schedule23:45 - 23 Tetor, 2020

schedule 23:45 - 23 Tetor, 2020

Milan arriti një fitore shumë të rëndësishme mbrëmjen e djeshme kundër Celtic, në ndeshjen e vlefshme për Europa League. Përpos tre pikëve kuqezinjtë kishin dhe një sy tek mbrojtësi Kristoffer Ajer, i cili kishte si detyrë të markonte Zlatan Ibrahimovicin.

“Djalli” e tentoi qendërmbrojtësin norvegjez dhe në merkaton e janarit, por skocezët kërkonin 30 milionë euro për kartonin e tij. Kjo shifër konsiderohej e papërballueshme nga Milani, por ata mesa duket nuk janë dorëzuar ende për të.

Sipas raportimit të “Il Corriere della Sera”, drejtuesit e Milanit do të bëjnë një përpjekje tjetër në janar për Ajer. Stefano Pioli kërkon një përforcim në mbrojtje dhe 22-vjeçari konsiderohet si përforcimi i duhur për kuqezinjtë. /abcnews.al