Ishte dhe mbetet epoka e tij.
Çiklizmi, ashtu si çdo sport tjetër, ka emra të mëdhenj brez pas brezi, dhe Tadej Pogaçar është I tillë, e madje dëshiron të jetë numri 1 I historisë.
Do t’ia dalë apo jo, kjo I takon së ardhmes, por gjigandi nga Sllovenia arriti triumfin e radhës, madje tepër të madh.
Fitoi për herë të pestë Turin e Francës, klasiken më të madhe të çiklizmit në rruzull, duke barazuar rekordin.
Askush nuk ia ka dalë më shumë se pesë herë, dhe madje ai është I pari që ia del në moshën 27-vjeçare.
Për momentin, është sup më sup me legjendat Zhak Ankëtil, Edi Merks, Bernar Ino dhe Migel Indurain.
Sezonin që vjen, ndoshta do të bëhet I paarritshëm.
Pogaçar e dominoi Turin 2026 në mënyrë të plotë, duke mundur rivalin kryesor, Jonas Vingegard, I cili ishte rikthyer në formë, por që në fund u rrëzua dhe braktisi garën.
Historia do ta ketë gjithmonë të shkruar se slloveni theu rekordin e dy ngjitjeve më mitike të klasikes, atë në Turmaje në Malet e Pirenejve dhe në Alp di Hyez.
Rekordin e parë e mbante Vingegard dhe ai e kaloi me mbi dy minuta në 10 korrik.
Rekordin e dytë e mbante legjenda e ndjerë Marko Pantani, dhe u thye me mbi një minutë.
Pogaçar fitoi pesë etapa këtë vit dhe e mbajti Fanelën e Verdhë në 17 prej tyre, nga 21 gjithsej.
A do të mundet që ta kalojë në histori “Kanibalin” Merks?
Sa I takon Turitt ë Francës besohet se po, por sa I takon gjithë karrierës, duket e vështirë, edhe pse ai do ta provojë deri në fund.



