Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Shqipëri-SHBA, marrëveshje huaje 300 milionë euro/ Ratifikimi do miratohet me procedurë të përshpejtuar në orën 15:00

schedule12:14 - 27 Korrik, 2026

schedule 12:14 - 27 Korrik, 2026

Shqipëria dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje huaje 300 milionë euro për financim ushtarak.

Ratifikimi i marrëveshjes do të miratohet me procedurë të përshpejtuar këtë të hënë, në orën 15:00, në seancë parlamentare.

Detajet e marrëveshjes mbeten konfidenciale për shkaqe sigurie, megjithatë kreu i grupit parlamentar të PS zbuloi disa teknikalitete.



“1. Modernizim të kapaciteteve të FA.
2. Garancitë e marrëveshjes, financim gradual sipas nevojave.
3. Afat shlyerjeje 12 vjet.”

Sipas Ballës, kjo marrëveshje është historike për Shqipërinë dhe marrëdhëniet e saj me SHBA.

“Kjo është historike për Shqipërinë, me rëndësi të veçantë. Konfirmon fuqishëm marrëdhëniet e shkëlqyera të Shqipërisë me SHBA. Mbetemi aleatë të SHBA, të udhëhequr nga Donald Trump.”

Për kreun e grupit të PS, kjo marrëveshje ka dy objektiva për Shqipërinë.

“Të rrisim kapacitetet tona mbrojtëse, si dhe të përmbushim detyrimet ndaj NATO-s deri në 2035, shpenzimet për mbrojtjen në 5%.”

Por as SHBA nuk e bashkon dot politikën shqiptare.

Opozita kundërshtoi futjen me procedurë të përshpejtuar, ndërsa u ankua se ende s’ka lexuar dot marrëveshjen e huas.

Qëndrimin e opozitës e sqaroi vetë lideri i saj, Sali Berisha, ish-kryeministri i cili anëtarësoi Shqipërinë në NATO dhe vijon të admirojë administratën e Presidentit të SHBA, Donald Trump, ashtu si kur me ndihmën e amerikanëve vinte në pushtet. Këtë herë deklaroi se PD nuk ka për të votuar marrëveshjen me SHBA që garanton sigurinë e Shqipërisë.

“Jemi pro kredisë, por nuk votojmë me procedurë të përshpejtuar.”

Por pas BE-së, tashmë vjen dhe SHBA. PD, me këtë veprim, zgjodhi qartazi protestën, aty ku vërtet kundërshtohen si investimet, edhe marrëveshjet e Presidentit të SHBA, Donald Trump.

PS ngelet e vetmja forcë politike pas orientimit europian, amerikan apo NATO-s. Me këtë marrëveshje, Shqipëria rikonfirmohet si një anëtar i rëndësishëm në Bordin e Paqes, si dhe ecën me siguri tashmë drejt pritjes së Samitit të radhës së NATO-s në Tiranë.

Kurse PD thjesht ngelet pas Berishës dhe hallit të tij me amerikanët, që as me një aplikim vize nuk është zgjidhur dot./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!