Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Milan e nis nga “Zero”/ Zyrtare, largohen Allegri, Tare, Furlani dhe Moncada

schedule23:22 - 25 Maj, 2026

schedule 23:22 - 25 Maj, 2026

Te Milan nis gjithçka nga zero. Një ditë pas mbylljes së sezonit me një dështim të vërtetë dhe mungesën e biletës për në Champions League, në klubin kuqezi janë zyrtarizuar shkarkimet në masë të të gjithë drejtuesve.

Pronari Xherri Kardinale ka nisur spastrimet nga pankina. Aventura e dytë e Masimiliano Alegrit me Milan ka zgjatur vetëm një sezon. Tekniku është larguar nga detyra, si një prej shkaktarëve të sezonit zhgënjyes, të mbyllur vetëm në vendin e gjashtë në Serinë A.

Shumë shpejt është mbyllur edhe karriera e Igli Tares si drejtor sportiv i Milan. Edhe shqiptari, i vendosur në qendër të kritikave për merkaton, është larguar nga detyra.



Nuk i kanë shpëtuar shkarkimit as drejtuesit e tjerë të klubit kuqezi.

Administratori i Deleguar, Xhorxho Furlani, dhe përgjegjësi i skautizmit, Monkada, gjithashtu janë bërë “viktima” të dështimit të madh të skuadrës kuqezi në sezonin që sapo u mbyll.

I vetmi që ka shpëtuar nga “shpërthimi” i padronit amerikan të klubit milanist është Zlatan Ibrahimoviç.

Madje, sipas mediave italiane, ish-sulmuesi suedez do të ketë një rol më domethënës në revolucionin e Milan.

Gjithsesi, për të ardhmen do të mësohet më shumë në ditët në vijim, ku do të vendoset trajneri i ri, por edhe strategjia në merkaton e verës, që do të jetë e varfër pa paratë e Champions League./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!