Ishte një nga sfidat më të vështira.
Të jesh përballë Krasnodarit, njërit prej dy ekipeve më të mirë të Rusisë, është thuajse disfatë e sigurt dhe kështu I ndodhi edhe Rubinit, ndonëse Mirlind Daku e tregoi veten.
Sulmuesi I kombëtares shqiptare shënoi golin e parë që në javën e parë të Premier Ligës së Rusisë.
Një rrjetë nga porta në portë, sepse ylli kuqezi mori topin nga portieri dhe realizoi.
Shpresa është e madhe që shqiptari nga Kosova të mos ketë dëmtime këtë edicion, si ato që e shqetësuar në fazën e dytë të vjetshme.
Në formacion për Rubinin, përveç Dakut ishin edhe dy shqiptarë, Nazmi Gripshi dhe Veldin Hoxha.
Skuadra nga Tatarstani e pati malore vetëm 6 minuta pasi kaloi në avantazh, sepse Rozhkov u përjashtua me karton të kuq.
Kjo e bëri humbjen thuajse të papritur.
Krasnodari, nënkampion në fuqi I Rusisë, dhe kampion dy sezone më parë, barazoi në fund të pjesës së parë, dhe nuk u ndal deri në fund.
Krivcov I dha epërsinë që në 53’, edhe pse ndeshja mbeti e hapur.
Llogaritë u mbyllën në minutën e shtatë shtesë kur Kristian realizoi të tretin për ekipin nga Jugu I Rusisë.
Daku luajti deri në fund, ndërsa Gripshi u zëvendësua gjatë lojës.



