Meta urë lidhëse e qeverisë dhe opozitës? Rushaj: S’ka bashkëpunim mbi shkelje të Kushtetutës

schedule22:17 - 10 Qershor, 2021

schedule 22:17 - 10 Qershor, 2021

Anëtari i kryesisë së PD-së, Alfred Rushaj në emisionin “Log.”, me gazetarin Endri Xhafo foli për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.

I pyetur nëse mund të jetë presidenti Meta një urë bashkëpunimi mes PS dhe PD, ai theksoi se Partia Demokratike ka qenë e qartë në qëndrimin e saj dhe se në asnjë moment nuk do të ketë bashkëpunim mbi shkelje të Kushtetutës.

Lexo edhe: “Samiti jo vetëm çështje e integrimit”, Alibali: Ballkani, hallka më e dobët e sigurisë së Europës

Sipas tij Rama mundohet të largojë fokusin nga çështjet e rëndësishme.

 “Ne nuk mund të ndërtojmë bashkëpunimin mbi shkelje flagrantë të Kushtetutës. Nuk është ky lloj bashkëpunimi për të cilin ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë. Ne bashkëpunojmë për pavarësinë e institucione, këtu jemi gati për të diskutuar”, tha Rushaj.

Më tej gjatë bisedës në studio, Rushaj tha se hetimi ndaj presidentit Meta është i kundërligjshëm.

Po ashtu ai theksoi se shkarkimi i Presidentit të Republikës Ilir Meta është një përpjekje e kryeministrit Edi Rama për të kapur Presidencën, institucioni i vetëm sipas që nuk është kapur nga kryeministri.

“Ne kemi mbajtur një qëndrim të qartë dhe kemi thënë që ky është një vendim nuk i një kuvendi në përpjekje për të marrë të fundit institucion që Rama nuk e ka në kontroll. Ne nuk kemi asnjë lloj plani për të pasur bashkëpunim me Ramën dhe qeverinë e tij. PD ka denoncuar që ndryshimet Kushtetuese kanë shkatërruar shtetin e së drejtës, shtoi anëtari i kryesisë së PD-së./i.k/abcnews.al/