Meta për emigrantët e bllokuar në kufi: Duhet të merren masa për karantinimin e tyre

schedule11:16 - 7 Prill, 2020

schedule 11:16 - 7 Prill, 2020

Presidenti i Republikës Ilir Meta në një prononcim për mediat nga Lezha, pas takimit me Prefektin e Qarkut, z. Gjokë Jaku ka folur për situatën e emigrantëve të cilët janë bllokuar në kufi.

Meta theksoi se duhet të ketë një frymë bashkëpunimi për të marrë zgjidhjen e duhur, ndërsa u shpreh se duhet të merren masa për karantinimin e tyre.

Gjithashtu Meta shprehu mirënjohjen për stafin mjekësor të Lezhës i cili sipas tij ka bërë një punë të rëndësishme për të gjithë pacientët.

“Kjo është një sfidë për të gjithë botën, jo vetëm për vendin tonë. Mendoj që qeveria shqiptare ka bërë dhe po bën përpjekjet e saj dhe është e rëndësishme të ketë një frymë më të madhe bashkëpunimi midis autoriteteve qendrore, atyre lokale dhe qytetarëve”, tha Meta.

I pyetur për emigrantët të cilët tashmë janë të bllokuar në kufi, presidenti u shpreh se duhet ti garantohet e drejta Kushtetuese, ndërsa theksoi se duhet të merren masa për karantinimin e tyre.

Duhet bërë çdo përpjekje për të garantuar të drejtat e tyre Kushtetuese, por duhet pasur në konsideratë edhe mbrojtja e tyre përmes procesit të karantinimit dhe bërjes së testeve”, deklaroi Meta./abcnews.al