Meta paralajmëron të mos i japë Ramës mandatin e krijimit të qeverisë

schedule12:15 - 21 Prill, 2021

schedule 12:15 - 21 Prill, 2021

Presidenti i Republikës Ilir Meta, deklaroi se nuk do të lejojë të preket asnjë votë në zgjedhjet e 25 prillit.

Ai theksoi se nëse kryeministri Edi Rama do t’i fitojë zgjedhjet në mënyrë demokratike, atëherë është i gatshëm t’i japë edhe mandatin e tij, ndërsa shtoi se nëse në këto zgjedhje do të preket një votë kryeministri Rama të gjejë vend të futet.

 

“Unë nuk kam asnjë lidhje me asnjë nga ata persona në Kavajë. Këta i nxit ti , ngjarja ndodhi në mes të Kavajës dhe asnjëri që përfshihet në krim zgjedhor nuk do të përfshihet në administratën zgjedhore. Do të ketë ligj të posaçëm. Do ta kenë të qartë të gjithë. Shteti duhet të bëjë detyrën, nuk dua më jo një pikë gjaku por asnjë pikë loti për zgjedhje. Nëse merr 71 mandate do të jap edhe mandatin e Presidentit, por nëse preket një votë Edi Rama të gjejë vrimë të futet”, tha Meta.

/abcnews.al/