Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjyqi i Ilir Metës/ GJKKO i jep dosjen e plotë avokatit të ri të ish Presidentit

schedule12:23 - 9 Korrik, 2026

schedule 12:23 - 9 Korrik, 2026

Ka nisur prej orës 10:00 në GJKKO seanca gjyqësore në ngarkim të ish presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit. Pasi Kujtim Cakrani dha dorëheqjen si avokati mbrojtës i Metës, ky i fundit ka zgjedhur si mbrojtës ligjor Bujar Mustën. Musta ka qenë gjyqtar në Elbasan, është shkarkuar nga Vettingu dhe ushtron profesionin si avokat.

Në seancë ish presidenti Meta është shprehur se ende nuk i është venë i plotë përmbajtja e dosjes hetimore.” Kërkojmë të njihemi sa më shpejt të ketë e mundur me ccdo akt për një mbrojtje më efektive.” është shprehur Meta.

Në përgjigje gjyqtari Bani u shpreh: Mbrojtësi juaj ka refuzuar t’i marrë në sekretarinë e gjykatës. Mbrojtësi juaj ka ngritur pretendimet lidhur me vulën, të madhe apo të vogël. Mund të paraqiteni në ccdo moment për t’i marrë, ose jua dërgojmë ne në paraburgim sot pas përfundimit të seancës. Sakaq mbrojtësi ligjor i Metës u shpreh se do të tërheqë dosjen menjëherë pas seancës. Ndër të tjera Musta ka kërkuar të mos merren si provë dhe të konsiderohen të papërdorshme bisedat dhe masezhet me Kastritot Ismailajn.



“Të mos merren si provë dhe të konsiderohen të papërdorshme bisedat dhe masezhet me Kastritot Ismailajn. Nëse kërkesa ime nuk pranohet kërkoj riekspertim sepse nuk është i saktë, origjinal, është i montuar. Interpretimi i bërë nga prokurori për mesazhin, nuk është në përputhje me ligjin. Elvis Mataj dhe Vojsava Ismaili që kanë dhënë intervista të mos mos merren si provë, gjithashtu edhe deklarimi i të ndjerit Dritan Prifti”, u shpreh avokati i ish presidentit në seancë gjyqësore.

Sakaq mbrojtësi ligjor i Kryemadhit, Redi Llanaj, u shpreh: 3 herë SPAK tha s’ka korrupsion me biznesmenin për çështjen e banesës, por sqaroi se ka marrëdhënie korruptive. Marrëdhënia miqësore konsiderohet nga organi procedues marrëdhënie korruptive. Sqarojmë se të pandehurit e kanë pranuar edhe vetë që kanë miqësi, marrëdhënie njohje të hershme miqësore. Janë lënë disa detyra nga gjyqtari paraprak për moskoherencën e hetimit. Mendoj se nuk janë gabime por paragjykime. Ligjërisht kërkesa shkruhet nga 3 prokuror, de fakto është vetëm një prokuror, Altin Dumani. Drejtues ishte dhe Arben Kraja, por Arben Kraja është Arben Kraja nuk u përdor si vegël./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!