Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Meta: Manipulimi i zgjedhjeve po shndërrohet në instrument legjitim të pushtetit autoritar në Shqipëri

schedule13:00 - 31 Mars, 2022

schedule 13:00 - 31 Mars, 2022

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin dhe asistencën e ODIHR për monitorimin dhe rritjen e standardit zgjedhor në Shqipëri.

Megjithatë standardi i zgjedhjeve në ve4ndit tonë mbetet ende problem, tha Meta nëpërmjet një postimi në Facebook, ku falenderon drejtorin e ODIHR, z.Matteo Mecaçi të cilin e mirëpriti në ambientet e presidencës sot.

Meta thotë se manipulimi paraprak i zgjedhjeve përmes keqpërdorimit të mekanizmave ligjorë dhe burimeve shtetërore po shndërrohet në një instrument legjitimimi të pushtetit autoritar dhe shmangies së llogaridhënies.



Postimi i plotë në Facebook:

“Kënaqësi të takohesha me Drejtorin e ODIHR, z.Matteo Mecaçi.

Vlerësova bashkëpunimin dhe asistencën e ODIHR për monitorimin dhe rritjen e standardit zgjedhor në Shqipëri, që ende përbën një problem madhor për vendin.

Manipulimi paraprak i zgjedhjeve përmes keqpërdorimit të mekanizmave ligjorë dhe burimeve shtetërore po shndërrohet në një instrument legjitimimi të pushtetit autoritar dhe shmangies së llogaridhënies qeverisëse, duke çimentuar të ashtuquajturat regjime hibride.

Ndërsa ODIHR është një institucion shumë i rëndësishëm ndërkombëtar për vlerësimin e proceseve zgjedhore, janë aktorët vendas ata që kanë detyrimin për vendosjen dhe mbrojtjen e demokracisë, dhe rritjen e besimin të publikut tek vota e lirë.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!