“Messi u mashtrua, ka diçka që s’e duron! VAR? Dua të flas për gola fantazmë”

schedule08:59 - 4 Dhjetor, 2020

schedule 08:59 - 4 Dhjetor, 2020

Joan Laporta dëshiron sërish presidencën e Barcelonës dhe së fundmi ka dhënë një interviste për Radio MARCA dhe COPE. Sigurisht Leo Messi ishte në qendër të vëmendjes, ndërkohë që në fund ai pyetet edhe për VAR-in. “Leo e do Barcelonën. Ajo që dua unë është t’i kthej lumturinë. Nuk është një çështje parash, por duhet të ndërtosh një ekip konkurrues.

Leo është mashtruar dhe kjo është një humbje e madhe. Ai është një fitues dhe nuk mund të rrijë duke parë të tjerët që çojnë lart trofeun e Champions League. Ka vlerësim dhe respekt reciprok mes nesh. Që t’i bëjmë atij një propozim të besueshëm duhet të jemi brenda klubit”, thotë fillimisht Laporta.

Më pas ai shton: “Leo dëshiron të ketë një skuadër që rikthen pas gëzimin. Një ekip si Barcelona ka nevojë për shpirt skuadre brenda dhomave të zhveshjes. Unë kam qenë president i Barcelonës dhe nuk dua ta destabilizoj ekipin në një situatë delikate”.

Në lidhje me VAR-in, Laporta deklaron: “Si një tifoz futbolli nuk më pëlqen. Më pëlqen që të hënën të flas për një gol fantazmë apo për një penallti që nuk u dha. Teknologjia është nëj garanci që arbitrat të marrin vendime të mira, por unë nuk e besoj.

Kam parë një favorizim të dukshëm. Le të më shpjegojnë se si i vendosin vijat te pozicionet jashtë loje…”. Në Spanjë kohët e fundit ka pasur shumë polemika për gjykimin dhe trajneri Ronald Koeman nuk është kursyer në daljet mediatike. /abcnews.al