Messi, trajneri më i mirë dhe yjet te Milani: Ronaldinho zhytet në kujtime

schedule17:56 - 16 Janar, 2020

schedule 17:56 - 16 Janar, 2020

Ronaldinho është një nga lojtarët më të mirë të historisë së futbollit. Për shumëkënd është më i miri absolut në aspektin teknik, një gjeni me topin. Braziliani transmetonte emocione të veçanta dhe do të kishte zhvilluar një karrierë edhe më brilante nëse do të ishte pak më shumë profesionist.

39-vjeçari ka prekur disa tema gjatë një prononcimi për revistën Panenka, aty ku flet për Barcelonën, trajnerin më të mirë që ka pasur në karrierë dhe Leo Messin. Në fund Milani, aty ku u transferua nga Barcelona në korrik të vitit 2008. Dinho flet shkurt, rreshton disa emra të frikshëm dhe e krahason ekipin e famshëm italian me një përzgjedhje të lojtarëve më të mirë në botë.

BARCELONA – “Jo, nuk e kam ndryshuar unë historinë e Barcelonës, ishin një grup lojtarësh që po kalonin një moment të artë. Ishte gjithçka shumë e bukur, nga dita e parë në të fundit. Ishte gjithçka speciale. Kur erdha te Barcelona kishin ardhur mijëra tifozë në stadium për të më pritur”.

 

Dinho, Messi, Rijkaard dhe Henry, gjatë një seance stërvitore

 

RIJKAARD – “Është një trajner i madh, më i miri me të cilin kam punuar. Ai kishte njohuri për gjithçka, jo më kot kishte luajtur në nivele të larta. Komunikonte me mua në mënyrë të thjeshtë dhe të të drejtpërdrejtë. Më jepte shumë liri në fushë, pavarësisht aspektit taktik”.

MESSI – “E mbaj mend se kur erdha te Barcelona diskutohej për një djalosh që shquhej nga të tjerët. Më pas filluam të luanim së bashku dhe u bëmë miq të mirë. Është bukur të shijosh hapat e parë të dikujt që do të pushtojë botën. Kemi mësuar shumë gjëra së bashku, ai më mësoi spanjishten, unë i mësova gjuhën portugeze. Leo është një person i qetë, nuk përfshihet kurrë në probleme. E sheh gjithmonë me familjen dhe njerëzit e afërt. Ai nuk ka nevojë për asgjë, ka gjithçka”.

MILAN – “Ishim një skuadër e jashtëzakonshme. Kishim Kaka, Pirlo, Beckham, Seedorf, Ibrahimovic, Thiago Silva, Gattuso dhe Maldini. Dukej sikur kuqezinjtë ishin një përzgjedhje e më të mirëve në botë”. /abcnews.al

 

Ibra, Pato, Seedorf dhe Ronaldinho