Messi rikthehet te Barça? Zv. presidenti ekonomik i klubit: Kemi treguar se mund të bëjmë mrekulli

schedule16:24 - 6 Tetor, 2022

schedule 16:24 - 6 Tetor, 2022

Zëvendës presidenti për zonën ekonomike të Barcelonës, Eduard Romeu, foli sot për rikthimin e mundshëm të Lionel Messi, thashethemet e merkatos për të cilin mund të aktivizohet që nga 1 korriku 2023.

Ai u paraqit para mediave për të shpjeguar gjendjen ekonomike, pozicionin e klubit për Messin.

“Ai është një pasuri për klubin dhe dyert janë të hapura për të. Tashmë ne kemi treguar se dimë të bëjmë mrekulli”, është shprehur ai./ h.ll/abcnews.al