“Messi ka zgjedhur Interin, arsyeja e vetme janë… taksat”

schedule23:55 - 26 Gusht, 2020

schedule 23:55 - 26 Gusht, 2020

Një lajm bombastik vjen nga Spanja. Lionel Messi ka zgjedhur Interin si klubin e tij të ardhshëm dhe këtë e thotë ish-agjenti i lojtarit, Josep Maria Minguella. Edhe pse po flitet për një transferim të “Pleshtit” në radhët e Manchester Cityt, spanjolli ngulmon tek ideja e tij.

“Sipas mendimit tim Messi e ka zgjedhur ekipin e tij të Ri dhe ai është Interi. Në Itali futbollistët paguajnë më pak taksa dhe kjo është arsyeja se pse Ronaldo luan atje,” deklaroi ish-agjenti për Radion “Cadena Cope”.

“Manchester City? Unë nuk e shikoj Messin në Premier League. Edhe pse ai do të gjente Guardiolës dhe mikun e tij, Sergio Agueron, përsëri nuk mendoj se do të zgjedhë Anglinë,” mbyll Minguella. /abcnews.al