Merr fund dilema, caktohet stadiumi ku do të luhet Partizani-Laçi

schedule21:47 - 19 Nëntor, 2019

schedule 21:47 - 19 Nëntor, 2019

Partizani-Laçi do të jetë sfida më e rëndësishme e javës së 13-të në Superiore dhe tashmë, janë përcaktuar të gjitha detajet e kësaj sfide. “Demat” dhe kurbinasit do të përplasen kundër njëri-tjetrit ditën e hënë, ora 18:00, në “Elbasan Arena”.

Kjo sfidë, do të jetë shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat. Partizani vjen si kryesues pas 12 javëve të para. Të besuarit e Franco Lerdës qëndrojnë në krye të Superiores me 22 pikë. Ndërsa Laçi, ka bërë një ngjitje të jashtëzakonshme javët e fundit.

Që kur Cungu erdhi në krye të pankinës, kurbinasit kanë marrë vetëm rezultate pozitive, duke u ngjitur në vend të tretë, me vetëm 3 pikë më pak se Partizani./abcnews.al

SUPERIORE, JAVA 13

E hënë, ora 18:00 (Elbasan Arena)

Partizani – Laçi