Merkel takon kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, shpjegon pse nuk i vizitoi të gjitha shtetet

schedule13:50 - 14 Shtator, 2021

schedule 13:50 - 14 Shtator, 2021

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka vizituar sot Tiranën. Pas pritjes nga kryeministri Edi Rama në Pallatin e Brigadave, Merkel ka vijuar me takimin me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Kancelarja gjermane ndodhet në Tiranë në kuadër të Procesit të Berlinit. Takimi ka nisur në orën 12:00 në në Tirana Buisnes Center, në zonën e Rinasit. Ndërkohë kanë falë edhe pamjet e para.

Lexo edhe: Angela Merkel kërkoi karrige gjatë momentit të himnit, zbulohet arsyeja, Serbia merr vendimin për takimin

Ndërsa takon kryeministrat, Merkel i falënderon ata që kanë ardhur, ndërsa shpjegon se do të donte t’i vizitonte të gjitha vendet por ishte e pamundur, pasi duhej shumë kohë.

“Faleminderit që erdhët! Doja të vija në çdo vend por ishte e pamundur. Do të duhej 3-4 ditë por situata nuk e lejonte. Edi faleminderit. Është shumë bukur këtu, është investim gjerman,” tha Merkel.

Në fund liderët kanë pozuar, në qendër të saj shfaqet Merkel dhe në dy anët e saj janë kryeministrat Edi Rama dhe Zoran Zaev.

Një ditë më parë Merkel ishte në Beograd, ku u takua me presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Kjo është vizita e saj e fundit në Ballkan, ndërkohë që pas disa ditësh dorëzon detyrën si kancelare. g.v/abcnews.al