Mbyllet merkato e dimrit, njihuni me të gjitha lëvizjet e Superiores

schedule08:38 - 1 Shkurt, 2021

schedule 08:38 - 1 Shkurt, 2021

U mbyll mbrëmjen e djeshme merkato e janarit në vendin tonë. Thuajse të gjitha skuadrat pësuan ndryshime, më shumë në largime. Klubi më aktiv padyshim ishte Partizani, të cilit iu hap merkatoja, pas bllokimit në tregun e verës.

Të kuqtë arritën të sigurojnë disa nga lojtarët më të mirë në dispozicion si Ferhan Hasani, Donald Mëllugja apo Valentino Murataj e Ferhan Hasani. Ndërkohë edhe Tirana, Kukësi dhe Vllaznia u munduan të mbyllin boshllëqet e lëna që nga fillimi i sezonit.

MERKATO E JANARIT NË SUPERIORE
VLLAZNIA
(Afrime: Abdurrahman Fangaj, Albion Avdijaj, Angjelo Radovani, Milos Kalezic, Salim Cisse; Largime: Eugenio Sidorenco, Enes Isufi, Elmir Lekaj, Behar Ramadani, Christopher Mandiangu, Ismael Dunga)

TEUTA (Afrime: Sebino Plaku, Jackson Ferreira; Largime: Aldrit Oshafi, Rubin Hebaj)

PARTIZANI (Afrime: Valentino Murataj, Stenio Junior, Anteo Osmanllari, Ferhan Hasani, Loti Celina, Geri Selita, Donald Mellugja, Roberto Domingues; Largime: Besnik Ferati, Dionis Çikani, Brian Brown, Theophilus Solomon)

KUKËSI  (Afrime: Mate Tsintsadze, Rolandas Baravykas, Numan Kurdic; Largime: Sadik Vitija, Kenan Horic, Entonjo Elezaj)

TIRANA (Afrime: Taulant Seferi, Jocelin Behiratche, Tim Väyrynen; Largime: Albion Avdiaj, Winful Cobbinah, Derrick Sasraku)

LAÇI (Afrime: Iljasa Zulfiu; Largime: Donald Rapo, Teco)

KASTRIOTI (Afrime: Joan Çela, Arlis Shala, Amer Duka; Largime: Abaz Karakaçi, Alessio Abibi, Sebino Plaku, Bruno Puja)

BYLISI (Afrime: Renato Spahiu, Lionel Samba, Lorran, Nemanja Kojic, Kreshnik Nebihu, Haris Harba, Marquinho; Largime: Qudus Lawal, Valentino Murataj, Gresild Lika, Angjelo Radovani, Alan Henrique, Jurgen Dushkaj, Mario Bajramaj)

SKËNDERBEU (Afrime: Fallou Nije, Vangjel Zguro, Agbodzie Abbey, Melos Bajrami, Leard Sadriu, Redi Kacanolli, Bekim Rexhepi, Jean Viktor Goncalves; Largime: Drin Govori, Amer Duka, Joan Çela, Paolo Ivani, Harallamb Qaqi)

APOLONIA (Afrime: Ismaila Diop, Rei Zaimi; Largime: Drago Bumbar, Glejdis Ndraxhi, Bernard Arthur, Sali Kumani)

/abcnews.al