Me sytë nga Kombëtarja/ Sociologu në “Real Story”: Futbolli, marketingu më i mirë. Ndikon në rritjen e statusit të Kombit

schedule20:41 - 20 Nëntor, 2023

schedule 20:41 - 20 Nëntor, 2023

TIRANË- Në prag të sfidës përballë Ishujve Faroe, emisioni “Real Story” e ka vënë theksin tek Kombëtarja e Shqipërisë, në sfidën e sotme, e cila do të jetë më shumë një festë pasi matematikisht  kualifikimin për në Euro 2024 e kemi siguruar në ndeshjen kundër Moldavisë.

Sociologu i njohur Edmond Dragoti, tha se futbolli është një emancipim dhe ndihmon në rritjen e statusit të kombit në arenën botërore. Ai tha se kjo eufori është pozitive pasi ndikon edhe tek shëndeti psiko-social i sportdashësve.

“Futbolli është një nga PR, një nga llojet e marketingut më të mirë.. në çdo lloj biznesi. Futbolli absolutisht ndikon në rritjen e statusit të Kombit. Futbolli në të vërtetë ka një ndikim në gjendjen emocionale të kombit. Kjo kërkon që ti që e ke krijuar këtë gjendje, duhet ta ruash dhe ke përgjegjësinë ta ruash. Kjo gjendje euforike është e mirë dhe në përgjithësi është pozitive. I bën njerëzit të jenë të lumtur. I bën njerëzit që të jenë më dinamikë dhe më aktivë në punë. I bën të jenë solidarë me njëri tjetrin, gjëra që nuk arrihen në gjëra të tjera. Në këtë situatë njerëzit bëhen më tolerantë”, tha ai./ abcnews.al