Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë pamje nga Banjat Termale të Bënjës, në zonën e Përmetit, ku dhjetëra qytetarë shihen duke kaluar mbrëmjen mes muzikës dhe atmosferës festive.
Në videon e publikuar në “Facebook”, Banja e Bënjës shfaqen të mbushur me vizitorë, të cilët po shijojnë tinguj muzikorë dhe një klimë e gjallë sociale.
Në reagimin e tij, kryeministri e ka shoqëruar videon me një mesazh ku i referohet diskutimeve dhe publikimeve në rrjetet sociale gjatë dy ditëve të fundit, duke i cilësuar si dezinformuese dhe të montuara në mënyrë provokuese.
Ai thekson se, sipas tij, është tentuar të krijohet një perceptim negativ për zonën turistike, pavarësisht se pamjet aktuale tregojnë një prani të madhe vizitorësh.
Banjat Termale të Bënjës, të njohura për ujërat e tyre natyrore dhe urën e gurit historike, mbeten një nga destinacionet më të vizituara turistike në jug të Shqipërisë, veçanërisht gjatë sezonit të verës./abcnews.al



