TIRANË– Fitorja bindëse 4-1 e Francës ndaj Norvegjisë ka konfirmuar forcën e “Gjelave”, ndërsa protagonisti i mbrëmjes ishte Ousmane Dembele, autor i tre golave, duke lënë në plan të dytë Kylian Mbappe.
I ftuar në emisionin “Futboll, jo Soccer” në ABC News, trajneri i futbollit Nikolin Çoçlli analizoi paraqitjen e nënkampionëve të botës, duke theksuar se diferencën në nivelet më të larta e bën cilësia teknike.
Sipas tij, Franca i plotëson të gjitha kushtet për të qenë një skuadër kompetitive dhe e ka dëshmuar këtë me paraqitjet e deritanishme. Trajneri u ndal tek cilësia e ekipit francez, ku tha se tre futbollistë pretendojnë trofeun e Topit të Artë”.
“Fizikisht skuadrat janë të gjitha mirë, por diferencën do ta bëjë pjesë teknike. Michael Olise i ka dhënë një bukuri Francës. Mendoj se vertikalizimi është element shumë i rëndësishëm që dominon. Ndërkohë te Spanja apo ekipet e tjera mungon veritkalizimi.
Franca i plotëson të gjitha kushte për një skuadër kompetitive e ka dëshmuar këtë deri tani. Janë tre lojtarë, që pretendojnë për Topin e Artë. Dembele, Mbappe dhe Olise. Ka rezultat dhe rezultati i fashit këto gjëra Gjëja më e mirë është se Dembele i tregoi skuadrës se jam dhe unë këtu dhe shënoi tre gola”, tha ai./abcnews.al



