Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Messi e nis nga stoli/ Konfirmohet se legjenda e topit nuk do të jetë në formacion

schedule19:29 - 27 Qershor, 2026

schedule 19:29 - 27 Qershor, 2026

Kjo përballje pritet me shumë interes. Argjentina do të zbresë në fushë për herë të parë këtë mbrëmje pa Lionel Mesin, pasi trajneri Skaloni konfirmoi se do ta lerë kapitenin në stol.

Efekt

Nuk është fundi I botës, përkundrazi një llogari e pastër sepse kampionët e botës janë kualifikuar për në raundin e dytë të këtij Botërori, madje duke siguruar edhe vendin e parë në grup.



Nga ana tjetër, legjenda e futbollit pati probleme fizike përpara fillimit të turneut në Amerikën e Veriut, ndaj edhe Skaloni nuk dëshiron të rrezikojë ndonjë dëmtim, e padyshim që ka marrë edhe mendimin e stafit mjekësor të kombëtares.

Kampionët e botës do të luajnë në orën 23:00 përballë Jordanisë dhe logjikisht pritet një tjetër fitore, ndërsa përgatitjet janë kryer si zakonisht.

Nuk përjashtohet mundësia që numri 10 të aktivizohet më vonë, logjikisht pas pushimit, sepse ai kërkon të realizojë gola të tjerë dhe të fitojë përveç titullit, edhe Këpucën e Artë si shënuesi më I mirë I Botërorit.

Çfarë pritet të bëjë Argjentina pa Mesin?

Kundërshtari është tepër modest, dhe për më tepër “gauçosit” kanë humbur vetëm dy herë në 20 ndeshjet e fundit pa kapitenin në fushë, duke rreshtuar 16 fitore, përfshi edhe ndaj Brazilit e Uruguajit, si dhe duke pranur dy barazime.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!